Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një shqiptar kreu vrasjen në Itali, zbardhet ngjarja e rëndë me 1 viktimë e 3 të plagosur

10/03/2024
Një shqiptar kreu vrasjen në Itali, zbardhet ngjarja e rëndë me 1 viktimë e 3 të plagosur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat italiane kanë zbardhur një pjesë të mirë të ngjarjes së rëndë ndodhur të premten në Itali ku një shqiptar u vra dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndryshe nga sa u tha në fillim ka vetëm një viktimë dhe 3 të plavosur ndërsa nuk ka qënë ndeshje mes bandave marokene dhe shqiptare por mes vetë shqiptarëve.

Autor i vrasjes është një i ri 23-vjeçar, Mikea Zaka, i cili u dorëzua vetë në polici. Ai ka deklaruar se e ka kryer krimin pas një debati për çështje sentimentale për një vajzë por policia nuk e ka besuar këtë version dhe nuk përjashton pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Zaka i mori jetën 27-vjeçarit K. Kasmi, që njihej ndryshe në zonë me emrin Carletto, në një lokal në Frosinone dhe të plagosur mbetën tre persona. Të plagosurit, siç shkruan Il Messaggero, janë vëllai i viktimës dhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin, po ashtu.

Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit, ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

La Repubblica shkruan se Zaka ka qëlluar të paktën 6 herë me pistoletën e kalibrit 22. Një prej tyre e goditën Kasmin në qafë i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Një prej tre të plagosurve paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.