Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore shqiptare do të shqyrtohet nga shërbimi sekret i policisë pasi prokuroria arriti në përfundim se oficerë të komisariateve në Tiranë shpërndanë videon e sherrit Të Elias me Princin.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila heton vetëm policët tani ka marrë në pyetje Princin këtë paradite.
I shoqëruar nga avokati i tij Princ Leka është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në process divorci.
Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. Ndërkohë AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.
Më 7 mars Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/