Plagosje me armë zjarri në Mamurras, detajet e policisë

Plagosje me armë zjarri në Mamurras, detajet e policisë

515
0
Shares

Një person u plagos me armë zjarri sot në Mamurras ndërkohë që policia ia doli të ndalonte autorin.

I plagosuri është Jurgen Ndreca, një 25-vjeçar dhe u plagos gjatë një konflikti të çastit.

“Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit Endri Paçuku, 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin Jurgen Ndreca, 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë”, njoftoi policia e Kurbinit.

I plagosuri u transportua në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY