Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje pas incidentit në vilën mbretërore...

Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje pas incidentit në vilën mbretërore mes Princit dhe Elias

101
0
Shares

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në Familje”  pas denoncimit të bërë dy ditë më parë nga Princ Leka.

Po ashtu Prokuroria ka nisur verifikimet për të zbuluar burimin nga ku është publikuar video ndërsa rrëzoi faktin e dhënë nga policia se video doli kur materialet shkuan në prokurorinë e Tiranës.

Theksohet se nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë kur kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.

Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese. Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.

Ndëesa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.

Detajet e Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY