Magazinë armësh në Babicë të Vlorës, në pranga Luciano Deraj

Magazinë armësh në Babicë të Vlorës, në pranga Luciano Deraj

317
0
Shares

“Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luciano Deraj alias “Albano”, banues në Babicë të Madhe, Vlorë, në hetim nga ana jonë, për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale, disa kohë më parë, në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe të personave të tretë, anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale”, njoftoi sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, konferencë për shtyp.

Në kuadër të ketij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në rrethinat e Vlorës dhe qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur dhe sekuestrimi i një sasie të madhe armatimi, si më poshtë:

1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62 mm, e montuar në gjendje luftarake, me silenciator (zhurmëmbytës);

2. Pjesë përbërëse të armëve luftarake, për formimin e 2 armëve të tjera zjarri pushkë snajper;

3. Një armë zjarri pistoletë, e markës “Zastava” kalibri 10 mm, dhe 2 krehra me fishekë të po këtij kalibri;

4. Një armë pistoletë-stilolaps me ngjyrë bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6 mm;

5. Një armë e futur në këllëf, e kalibrit 12 mm, prodhim Rus;

6. Dy kuti plastike me material ndihmëse për mirëmbajtjen e armëve snajper;

7. Minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë kallëpe me lëndë eksplozive plastik të kapaciteteve 200 dhe 400 gr;

8. Katër silenciatorë me trup metalik me ngjyrë të zezë për armë të gjata;

9. Një dylbi optike termike me ngjyrë ushtarake, me gjatësi 41 cm me shikueshmëri natën;

10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi;

11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi;

12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit;

13. Një kuti plastike me ngjyrë të zezë, brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë kalibri 9 mm.

14. Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65 mm dhe 45 krehra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri;

15. Nje sasi e madhe fishekësh kalibri 12 mm;

16. Disa mijëra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, ndezësa granatash dore;

17. Disa celëularë që do t’i nënshtrohen ekspertizës;

18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin, me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë;

19. Një pajisje me antenë;

20. Njësi qëndrore kompjuteri dhe DVR;

21. Një numër i madh targash automjetesh dhe celësash të ndryshëm automjetesh;

22. Disa maska me ngjyre të zeze dhe maska silikoni me formën e kokes se njeriut;

23. Disa fenelina policie dhe veshje te ndryshme.

olicinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY