Shtëpi publike latine në Durrës, pse fluturoi vajza nga Venezuela nga ballkoni...

Shtëpi publike latine në Durrës, pse fluturoi vajza nga Venezuela nga ballkoni mbi çadrat e restorantit

854
0
Shares

Policia vendosi të zbulojë një shtëpi publike në Durrës me vajza latine, kryesisht nga Venezuela, Kolumbia, por edhe Spanja dhe Portugalia.

Policia i gjeti pasi u bë publik lajmi që një vajzë e huaj u hodh nga kati i dytë mbi çadrat e një restoranti pas një sherri me një klient 39 vjeç nga Shijaku.

39-vjeçari nga Shijaku, Ismet Zoto dhe 22-vjeçarja nga Venezuela, Darjana Linares, kanë deklaruar se janë njohur në rrjete sociale dhe kanë rënë dakord të kenë një raport intim, pa pranuar se ky raport është ofruar kundrejt pagesës, gjë që do t’i vinte të dy para kryerjes së një vepre penale. Për shkak krejt banal, të dy janë përfshirë në një sherr fizik.

Vajza nga Venezuela është hedhur mbi tendën e lokalit, për ti shpëtuar dhunës sipas saj, nga ku ka zbritur vetëm pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin pasi prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, Durrës ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Policia dhe prokuroria nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin Ismet Zoto, 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen Darjana Linares

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY