Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama risjell kohen e Traktatit të Varshavës në Kuçovë, fton sërish NATO-n në projektin personal të Porto Romanos

04/03/2024
Rama risjell  kohen e Traktatit të Varshavës në Kuçovë, fton sërish NATO-n në projektin personal të Porto Romanos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot në ceremoninë e inaugurimit të Bazës Ajrore të Kuçovës ndërsa përshëndeti pjesëmarrësit u kujtoi atyre se kjo bazë ishte dikur, më 1954, në planin e luftës së Kremlinit prej nga do të niseshin bombarduesit e Traktatit të Varshavës në sulme kundër bazave ushtarake në Itali.

“Duke parë një pjesë të të pranishmëve që janë këtu, si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po referohem një fragmenti të gazetës “Zëri i Popullit”, në maj të vitit 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se, të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur më herët pikërisht për të pritur shokun Hrushov.

Është i rëndësishëm ky referim sepse në atë kohë Shqipëria, me këtë bazë që rihapim sot, konsiderohej si një avant-post strategjik i Perandorisë Sovjetike përballë Europës Perëndimore dhe këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues.

Po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit, lufta do të niste me bombardimin e Vienës, Sttutgartit, Mynihut, Nurenbergut, dy bazave të NATO-s në Danimarkë, tre bazave italianë në Padova, Verona dhe Vicenzadhe pjesë e këtij operacioni do të ishin dhe avionët bombardues të bazës së Kuçovës”, tha Rama.

Megjithatë Rama relativizoi kërcënimin rus për rajonin sot ndërsa tha se Ballkani është ‘një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse”.

Në vijim Rama kërkoi sërish nga NATO përfshirjen e saj në një projekt në Porto Romano në Durrës i përfolur si rrjedhim i një afere të madhe korruptive të qeverisë Rama me ngritjen e një resorti turistik jotransparent aty ku është sot Porti i Durrësit.

“E fundit, por aspak për nga rëndësia, dua t’i shpreh një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuuan duke filluar, sigurisht nga aleatët tanë të NATO-s me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re taktike ajrore e NATO-s do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe jemi shumë besimplotë se së shpejti do të mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës”, tha Rana.

Duket se NATO po heziton të përfshihet qoftë edhe për historinë e projektit në Durrës që solli projektin në Porto Romano, por edhe për shkak të diaa rethanave teknike që nuk sugjerojnë ndërtimin e një porti të nadh atje ku po planifikon qeveria. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.