Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherr te praktikantët myslimanë për zgjedhjet në krye KMSH, kush është në garë. A ka dorë qeveria në përçarje

02/03/2024
Sherr te praktikantët myslimanë për zgjedhjet në krye KMSH, kush është në garë. A ka dorë qeveria në përçarje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Proresta para zyrave qëndrore nga besimtarë myslimanë antigulenistë po shoqërojnë zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë drejtuesi aktual, Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit.

Zgjedhjet po zhvillohen mes protestave, pasi ka pretendime se është shkelur statuti, janë shantazhuar hoxhallarët dhe është uzurpuar KMSH nga organizata Gylen.

Sipas burimeve, ditën e djeshme (1 mars) Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka lënë postin e tij dhe është bërë nën/kryetar i KMSH. Ndërsa vendin e tij e ka zënë Gazment Teqja.

Në lidhje me pretendimet e protestuesve për shkelje të statutit nga KMSH, nga ky institucion deklarojnë se zgjedhjet po zhvillohen sipas statutit.

“Zgjedhjet janë bërë duke filluar që në qershor. Në muajin qershor janë bërë zgjedhjet nëpër xhami. Pastaj zgjedhjet në Myftini, ku çdo xhami ka pasur një përfaqësues.

Është krijuar Këshilli i Myftinisë, i cili ka zgjedhur anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, qe është këtu sot për të votuar. Zgjedhjet janë bere konform çdo rregulli statutor”, thekson njoftimi zyrtar i KMSH-së.

Prej vitesh ka përplasje të ashpra mes dy rrymave të besimtarëve myslimanë në Shqipëri, atyre që akuzohen pala tjetër si gulenistë dhe pjesës tjetër që kanë struktura pranë qeverisë shqiptarë dhe drejtuesve lokalë dhe që mund të thirren erdoganistë.

Presidenti Rexhep Erdogan në takimin para disa ditësh në Ankara me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi pastrimin e KMSH-së nga strukturat e FETO-s. Disa ditë më parë besimtarët sulmuan myftiun e Tiranës, Luli te “Rruga e Kavajës”, duke e akuzuar si gylenist. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.