Një shpërthim i madh ndodhi në Lushnjë këtë pasdite.
Shpërthimi ndodhi në një magazinë pranë zonës industriale në Lushnje. Gjatë punimeve vinçi prek gabinën e tensionit të lartë i cili shkakton dhe shpërthimin në një rreze prej 200m e duke shkaktuar demek materiale dhe në bizneset pranë.
Nga ky shpërthim gjeti vdekjen e menjëhershme vinçieri Roland Hoxha , si dhe plagosen 8 qytetarë të tjerë . Më disa tyre dhe deputeti i PS se Lushnjes Bujar Çela i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Dy qytetarë janë në gjëndje të rëndë dhe janë nisur për në spitalin e traumës në Tiranë. Pranë vendngjarjes ka mbërritur dhe ministri i brendshëm Taulant Balla . Forca të ndërhyrjes së shpejtë ,ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Saimir Mërtiri
Detajet e policisë:
Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/