EMRI/ Qëllohet me armë zjarri në Pogradec, merr plumba 27 vjeçari

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri në Pogradec, merr plumba 27 vjeçari

370
0
Shares

Një person u qëllua me armë në Pogradec. Ngjarja ndodhi te kryqëzimi i Tushemishtit.

“Rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Artid Jolldashi, 27 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba në shpatull.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit Deist Meko. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”, njofton policia e Pogradecit.

Pak muaj me parë Jolldashi u dhunua dhe përfundoi në spital, por nuk tregoi asnjë person që mund të dyshonte. Pritet të zbardhet edhe motivi i plagosjes. Autori i shpallur në kërkim. Mësohet se edhe autori është me precedentë penalë, për plagosje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY