Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ GJKKO çon në shtëpi ish kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

27/02/2024
DETAJE/ Durrës, kush është kryetari i PS-së, vartësi i Vangjush Dakos, që ju vendos eksploziv në banesë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë qelinë e burgut sot duke shkuar në shtëpi.

SPAK tejkaloi afatet hetimore dhe fill më pas nen drejtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi mori vendimin për ta larguar Akpn nga qelia.

Prej sot ai kalon në arrest shtepie.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Dy javë më parë, gjyqtarja e hetimit paraprak i kërkoi Prokurorisë që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën. a.b

Detajet e vendimit:

1. I pandehuri Vangjush Dako, më datë 26.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën me objekt: Konstatimin e mbarimit të afateve të paraburgimit të caktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, bazuar në nenet 237, 238, 261-264 të Kodit të Procedures Penale, si dhe në vendimin njësues nr. 00-2021-1134 i Vendimit (62), datë 01.11.2021 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke qenë se kanëpërfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake, me vendimin Nr. 133, datë 27.02.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Vangjush Dako.
2. Konstatimin e mbarimit të afateve të paraburgimit tëcaktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhevendimin nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës sëPosaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar (ekzekutuar më datë 06.06.2023), lënë në fuqi me vendimin nr. 33, datë 18.07.2023 tëGjykatës së Posaçme e Apelit, për të pandehurinVangjush Dako, duke mbetur kështu masa e sigurimit“Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penalepa fuqi ligjore.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i pandehurit VangjushDako nga institucioni i paraburgimit, nëse ai nuk mbahetpër kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tijnuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënimtjetër të pa vuajtur.
4. Caktimin e masës së sigurimit ndaj të pandehuritVangjush Dako, i biri i Ilias dhe i Llambrinisë, idatëlindjes 29 Nëntor 1966, atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, akuzuar përkryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, 2 (dy) herë,
5. Detyrohet i pandehuri Vangjush Dako të mos largohetnga banesa e tij me adresë: Rr. “Aleksandër Goga” Ndërtesa Nr. 24, Hyrja Nr. 1, Durrës.
6. Zbatimi dhe mbikqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerëte policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e tëpandehurit Vangjush Dako, në harkun kohor 24 (njëzet e katër) orë.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionitdhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinëgjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.
9. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
10. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Drejtuesit tëProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar, Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.