Aleanca për Teatrin, protestë me kurora tek SPAK

Aleanca për Teatrin, protestë me kurora tek SPAK

117
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi sot para SPAK si për ‘homazhe’, pasi sipas tyre ai nuk ka kryer veprime në lidhje me paditë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Avokatja Adriana Kalaja që drejtoi këtë protestë tha se akuzon drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, pasi nuk ka përjashtuar prokurorin Edvin Kondilin, i cili prej 4 vitesh nuk nuk heton këtë dosje, por lë të flerë në sirtar.

Jo vetëm kemi ardhur dy herë para dyerve të SPAK, por kemi bërë edhe kallëzim për prokurorin e dosjes Edvin Kondili.

Pse Arben Kraja nuk e futi veten e vete te dosja e teatrit? Zgjidhja e çështjes së teatrit i bën mirë vetë SPAK dhe shoqërisë shqiptare. Deri sa të jepet drejtësi për teatrin nuk ka SPAK…

Teatri Kombëtar nuk kthehet më. Trashëgimia kulturore është shkatërruar. Këtu ka vlerë identiteti shqiptar dhe trashëgimia kulturore.

Altin Dumani është fajtor, pasi ne kërkuam që prokurori Kondili të mos ishte pjesë e dosjes duke e zëvendësuar me një prokuror tjetër. I kemi thënë zotit Dumani meqë kjo dosje prej 4 vitesh fle në zyrën e Kondilit dhe ne i kërkojmë që ta zëvendësojë.

Çfarë bën Dumani në këtë rast, rrëzon kërkesën tonë dhe vijon… Zoti Dumani duhet të rifuste veten e tij në dosjen e teatrit ashtu sikur Arben Kraja futi veten te dosja ‘Partizani’”, deklaroi Kalaja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY