Ministri Hasani në Gjenevë, takime të nivelit të lartë për të Drejtat...

Ministri Hasani në Gjenevë, takime të nivelit të lartë për të Drejtat e Njeriut

118
0
Shares

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas përfundimit të vizitës në Indi, shkon sot në Gjenevë ku në datat 26 – 27 Shkurt do të mbahet takimi i Nivelit të Lartë i Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).

Vendi ynë merr pjesë në takim si vend anëtar i KDNJ-së me një mandat 3 vjeçar 2024-2026, për herë të dytë brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare.

Ministri Hasani do të pritet nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, ndërsa do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hasani do të japë mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY