Dy persona me armë grabitën këtë mbrëmje një dyqan ushqimor në Drenovë të Korçës.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit Demiral Bylykbashi, ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar”, njoftoi policia e Korçës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/