Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë është goditje vdekjeprurëse për median!

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë është goditje vdekjeprurëse për median!

117
0
Shares

Vendimi i Gjykatës së Lartë është goditje vdekjeprurëse për median. Rama u vërsuli gjykatësve Dumanin për të ndryshuar vendimin, tha këtë pasdite kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Dje, Gjykata e Lartë, në kundërshtim flagrant me vendimin e para një viti, vendosi të detyrojë gazetarët të zbulojnë burimin e informacionit, në një akt shkelje flagrante të lirisë së shprehjes.
Po këta gjykatës, miqtë e mi, një vit më parë, pas vendimit të Strasburgut për Lapsin, kishin vendosur po këta, se gazetarëve nuk mund t’u kërkohen burimet e informacionit.
Çfarë ndodhi? Edi Rama përdori pengmarrjen.
Edi Rama, siç shkruajnë mediat sot, vërsuli Dumanin kundër tyre.
Dhe Dumani i kërcënoi ata për krimin e tij të shëmtuar, sepse dosjen e Nuredin Dumanit e ka shitur Skapi i partisë nga sirtarët e Altin Dumanit.
Por miqtë e mi, vendimi i gjykatës është një goditje vdekjeprurëse për informacionin e lirë, për mendimin e lirë në Shqipëri.
Shënon aktin, përshkallëzimin më dramatik në dhunimin e lirive të shqiptarëve.
Ndaj dhe bëhet çdo ditë më imperative përballja me diktaturën. Me narkoregjimin.
Sot kemi përpara Edi Ramën, kreun e krimit të organizuar, kreun e korrupsionit qeveritar, kreun e dhunës mbi opozitën, dhe veglat e tij, një llum njerëzor në gjykata, prokurori, Skap e me radhë.
Urdhëroni, një vit më parë vendosin se gazetarëve nuk mund t’u kërkohet burimi.
Pas një viti, nën hanxharë, vendosin të kundërtën.
Shikoni gjykatën e Edi Ramës, prokurorinë e partisë, këta janë rrezik për çdo qytetar, janë rrezik për mbarë Shqipërinë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY