Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parlamenti miraton marrëveshjen Rama-Meloni, një parti e opozitës bashkoi votat

22/02/2024
Parlamenti miraton marrëveshjen Rama-Meloni, një parti e opozitës bashkoi votat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është miratuar sot në Kuvend me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët dhe fill mënpas me 74 vota kaloi edhe ligji për  zonat e mbrojtura.

Nga rendi i ditës u hoq projektligji për Amnistinë Penale pasi mazhoranca nzk siguroi 84 vota.

“Me 74 vota pro hiqet nga rendi i ditës projektligji për Amnistinë Penale”, tha Nikolla në nisje të seancës plenare

Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren. Seanca zgjati vetëm 8 minuta.

PDIU mbështeti sot me 3 vota të dy projektligjet që u miratuan.

Mesila Doda, kryetarja e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, argumentoi se cili është qëndrimi sa i përket votave pro që deputetët e PDIU dhanë. Sipas saj Italia është një shtet mik që duhet mbështetur në këtë rast.

“Po ka pasur një votim të deputetëve të PDIU pro marrëveshjes me Italinë. Ju kujtoj që është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën kësaj marrëveshje. Keni parasysh që bëhet fjalë për një shtet mik që është gjendur gjithmonë në momentet tona të vështirësive, në momentet e krizave siç është Italia. Absolutisht nëse kemi mundësinë që mund të ndihmojmë në një problematike të tyren, ne duhet të jemi absolutisht krah tyre. Mos harrojmë dhe një gjë, nuk bëhet fjalë që të mbështetin individë siç mund të jetë Fredi Beleri, ne flasim për një shtet mik i cili na ka mbështetur gjithmonë në rrugën tonë drejt integrimit dhe momentet tona të krizave. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë e cila absolutisht që do duhet që të mbështetej nga të gjithë, jemi ne që sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian”.”, u shpreh Doda.

E pyetur sa i përket amnistisë ajo nënvizoi se do duhet parë drafti përfundimtar duke pohuar se nuk e kishte parë ende.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi e cilësoi dje një proces jo transparent dhe pa draft të përbashkët ligjin për amnistinë penale. Ai theksoi se asnjë deputet i PD nuk do e votojë këtë projektligj.

Votat e deputetëve të Lulzim Bashës ishin e vetmja shpresë për mazhoritarët, por nuk u arrit asnjë konsensus. Basha deklaroi dje se ky vendim u mor për shkak të pranimit të pjesshëm të amendamentit të Enkeled Alibeajt për Amnistinë Penale te “Ligjet”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.