Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ GJKKO e sheh Berishën në situatë më të mirë se Navalni. Nuk i jep leje të shkojë në Parlament

16/02/2024
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vendimin e zbardhur që Top Channel e disponon ekskluzivisht, nga gazetarja Anila Hoxha,  në të cilin i jepet të drejtë SPAK që nuk e lejon ish kryeministrin Sali Berisha të marrë pjesë të enjteve në parlament, gjykata thekson se Sali Berishës nuk i është cenuar funksioni i deputetit si përfaqësues i zgjedhur shqiptarëve.

Por, argumenton gjykata, nuk mund të pritet që kjo e drejtë të ushtrohet në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë si kolegët e tjerë deputetë, në kushtet kur kërkuesi Sali Berisha, ka marrë edhe cilësinë e të hetuarit në procedimin penal në fjalë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Për më tepër që sipas gjykatës në ligjin procedural penal, nuk parashikohet mundësia e dhënies së një leje të këtij lloji. Gjykata e posaçme i tha ‘jo’ Sali Berishës për të shkuar në parlament, por nuk ja ka mbyllur derën plotësisht. Duke i sjellë si shembuj lejen për ish deputetët Mark Frroku dhe Armando Prenga, gjykata kujton se ata u lejuan të shkojnë në parlament por me raste të veçanta, për të votuar një ligj.

Gjyqtarja Irena Gjoka thotë se Armando Prenga që në 2016 ishte nën arrest shtëpiak, mori leje te veçantë ditën kur u votua reforma në drejtësi. Ndërsa Mark Frrokut nën arrest me burg, ju dha e njëjta leje ditën që u votua Kodi Zgjedhor .

Këto dy leje gjykata antikorrupsion i konsideron të një rëndësie të veçantë për shkak të ligjeve të votuara dhe në këto kushte vijon më tej gjyqtarja antikorrupsion Irena Gjoka, nuk mund të barazohet kërkesa e deputetit Sali Berisha me rastet e mësipërme.

Kërkesa e Berishës konsiderohet e një natyrë tjetër nga SPAK dhe gjykata; përderisa deputeti Berisha kërkon të marrë pjesë në mënyrë të rregullt dhe të pandërprerë “në të gjitha seancat parlamentare, në kushtet që ndodhet me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”.

Por përshkak se mbrojtja e ish kryeministrit pretendon se Berishës po i mohohet liria e shprehjes, gjykata thotë të kundërtën duke lënë të kuptohet se ai po komunikon lirshëm përmes rrjeteve sociale dhe nga ballkoni i shtëpisë. Për të ilustruar se çdo të thotë kufizim i lirisë së shprehjes gjykata antikorrupsion sjell shembullin e Navalni, kundërshtarit politik i Putinit, i cili fitoi në Strasburg, pasi gjykata i dha të drejtë për dhunimin e lirisë së shprehjes.

Në çështjen Navalny kundër Rusisë, ndër të tjera, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka argumentuar se Ndalimi i komunikimit, i përdorimit të internetit dhe i bërjes së deklaratave publike për çështjen penale padyshim kufizoi mundësinë e tij për të dhënë dhe marrë informacion, duke përbërë një ndërhyrje në lirinë e tij të shprehjes, pavarësisht nëse disa mjete të tjera komunikimi ishin ende të disponueshme për të . Gjykata arrin në përfundimin se liria e shprehjes së kërkuesit iu nënshtrua kufizimeve që nuk ishin në përputhje me ligjin

Gjyqtarja antikorrupsion Gjoka shprehet më tej për pretendimet e Berishës se arsyet e caktimit të masës së sigurimit personal shtrëngues, nuk janë ligjore por insinuata politike në dëm të liderit të opozitës në vend për shkak të aktivitetit të tij politik dhe aksionit përshkallëzues politik të opozitës. Gjykata i çmon si vlerësime subjektive dhe aspak të bazuara.

Duke përmendur raste të Strasburgut për politikën, gjykata sjell rastin e kryetarit të partisë së Punës në Lituani Uspaskich, i cili fitoi zgjedhjet teksa ishte në burg ju drejtua Strasburgut që citon nga gjykata antikorrupsion se “kur partia politike e kërkuesit e emëroi atë si kandidat në zgjedhjet parlamentare, kandidati duhet të ketë qenë qartësisht i vetëdijshëm se ai ishte i dyshuar në një hetim penal.

Prandaj, ai nuk mund të priste në mënyrë të arsyeshme për të marrë pjesë në ato zgjedhje pa asnjë kufizim, në kushte të barabarta me çdo kandidat tjetër, i cili nuk ka qenë objekt i procedimit penal.” tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.