Opozita, sërish protestë në Parlament: “Ram-izin do ta rrëzojmë sërish”

Opozita, sërish protestë në Parlament: “Ram-izin do ta rrëzojmë sërish”

63
0
Shares

Deputetët e mbetur të opozitës në Parlament vijuan edhe sot në seancë plenare protestën ndaj qeverisë.

Seanca e sotme plenare ka filluar sërish me tensione ku deputetët e opozitës protestojnë me zhurmues.

Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhet “Vrasës i demokracisë”, “Vrasës i pluralizimit”, “Ram-izin ta rrëzojmë sërish”, “Berisha liberalizoi vizat, Rama kanabisin”.

Ndërkohë garda qëndron pas deputetëve të PD-së. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë thirrje deputetëve të largohen dhe që seanca të zhvillohet normalisht.

”Mos vijoni me çorodinë”, tha Nikolla, ndërsa iu drejtua gardës: “Le të largohet! Ju lutem garda largohuni”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY