Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bruksel një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ndërsa më herët u takua edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Ky i fundit pas takimit me kryeministrin Rama ka postuar në platformën X rreth takimit me Ramën.
Presidenti i Këshillit Europian thotë se me kreun e qeverisë shqiptare ka diskutuar rreth rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mbështetjes se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në union.
Teksa ka përshëndetur nismën për të pritur në 29 Shkurt samitin rajonal të liderëve të Ballkanit perëndimor-Ukrainë në Tiranë, Michel shkruan se BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen që Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit kanë dhënë për Ukrainën. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/