Berisha: Nuk jemi njëlloj, sepse pas 52 vitesh punë Sali Berisha, ka...

Berisha: Nuk jemi njëlloj, sepse pas 52 vitesh punë Sali Berisha, ka një apartament 30 metër katror më të madh se ai që kishte 40 vite më parë

120
0
Shares

Nuk jemi njëlloj, sepse pas 52 vitesh punë Sali Berisha, ka një apartament 30 metër katror më të madh se ai që kishte 40 vite më parë, tha sonte në protestë kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nuk jemi njëlloj sepse ne besojmë se Shqipëria është një vend me pasuri përrallore, të cilën duhet ta gëzojnë qytetarët shqiptarë.
Kurse Edi Rama kërkon që këto pasuri t’i gëzojë me familjarët, ministrat, banditët e tij.
Miqtë e mi, nuk jemi kurrë njëlloj.
Sali Berishën, me lobimin e tij korruptiv, dy vendet më të fuqishme e kanë shpallur non-grata, por nuk kanë treguar gjer sot një dokument të vetëm të faktojë korrupsionin e tij.
Të dashur miq, me turpin e drejtësisë së tij, pasi dështoi të paraqesë qoftë edhe një fakt, ka paraqitur si dokument 410 metër katror tokë, trashëgimi e familjes të marrë nga Abi Malltezi, njëri prej 300 pronarëve të asaj zone, apo njëri nga 510 mijë pronarë që morën në 6 vite, 1 miliard e e 577 milionë metër katrorë tokë të tyre.
Nuk jemi njëlloj miqtë e mi, përkundrazi, sepse Sali Berisha pas 52 vitesh punë, flet sot para jush, para çdo shqiptari, me një apartament 30 metër katror më të madh se atë që kishte 40 vite më parë.
Kurse vjedhësi, hajduti Edi Rama zhgërryhet në sarajet e Surrelit, 720 metër linear themele, me një park oborr prej 5 mijë metër katror, në një kohë kur kishte deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë kursime. Të gjitha të tjerat vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje!
Nuk jemi njëlloj sepse e tërë pasuria e tij dhe e bashkëshortes është siç thashë, ai apartament. Kurse zonja Rama solli në pajë pallatin 5-katësh të ndërtuar në kundërshtim me ligjet në sheshin e pallateve, pa asnjë faturë bankare, tatimore, ndërtimore, e tëra mbi krimin.
Nuk jemi njëlloj se pas hetimesh në Shqipëri dhe mbarë botën, nuk gjetën dot një qindarkë, të cilën fëmijët e Sali Berishës, familjarët e tij ta kenë fituar tendera apo prokurime apo pasuri publike. Jo dhe jo. Dhe kurrë nuk do gjejnë.
Ndërkohë që kur të gjithë regjistrat e shtetit tregojnë se familjarët e Edi Ramës, se vajza e tij, se bashkëshortja e tij, se baxhanaku i tij, kanë fituar dhjetëra e dhjetëra milionë euro duke shfrytëzuar pushtetin, duke shkelur ligjet, duke shkelur Kushtetutën.
Nuk jemi njëlloj, ndaj dhe jemi krenarë sepse ne, në 8 vite, ndërtuam Rrugën e Kombit, bashkuam Elbasanin me Tiranën, u ndërtua Kaskada e Devollit, u ndërtua TAP-i, vepra monumentale që i përkasin një shekulli.
Çfarë ka ndërtuar, çfarë ka bërë me 11 miliardë euro? Të gjitha i ka vjedhur, i ka shpërndarë me hajdutët e tij. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY