Ministri i BrendshëmTaulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.
Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve, hetim që ende nuk ka përfunduar.
Por anëtari i kryesisë së PD, Belinf Këlliçi, ka gjetur një lidhje tjetër që e ben të papërshtatshëm këtë emërim.
”Në qershor të vitit 2023, Tarazhi punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.
Biznes i cili ka gjeneruar dhjetëra miliona euro të cilat dhe sot fshihen kesh siç thotë SPAK, ose metra katrorë ndërtim të shpërndara në të gjithë kullat e Tiranës, të cilat sigurisht kjo strukturë refuzon t’i shohë.
Ky veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk strukturës speciale, e cila tashmë të gjitha informacionet se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë.
Erion Veliaj Pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pohuar ky fakt dhe nga ish Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij, pasi miratoi 12 milionë euro në Buxhet për këtë biznes, sot emëron të besuarin e tij, në mënyrë që të sigurojë transferimin e parave i pashqetësuar.
Ky veprim skandaloz duhet të ngre në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë”, alarmon Këlliçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/