Bardhi kthen deputetët në seli, sot mbledhja e gjithë grupit te PD

Bardhi kthen deputetët në seli, sot mbledhja e gjithë grupit te PD

142
0
Shares

Grupi parlamentar i PD kthehet në ‘shtëpi’ pas afro dy vitesh. Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka ftuar deputetët që të mblidhen në selinë qendrore.

Përmes një mesazhi në grupin e “WhatsApp”-it, ai ka njoftuar se ditën e nesërme (sot) në orën 15:00, do të zhvillohet mbledhje e grupit parlamentar, në selinë qendrore të PD.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Një pjesë e deputetëve pas vendimit të gjykatës së Tiranës në mars të vitit 2022 nuk u kthyen më në seli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY