Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë sot në Kurbin. Ngjarja ndodhi në ambientet e një firme inertesh ku i plagosur është pronari i saj dhe viktima ekonomisti.
“Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi Ardian Gjeloshi rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit”, njoftoi policia e Kurbinit.
Zëvendësdrejtori i Krimeve, Gentian Berberi ka detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku një person humbi jetën dhe u plagos pronari i tij. Ai tha për mediet se autorët qëlluan me automatik, ndërsa shënjestër ishte pronari, Ardian Gjeloshi. Zyrtari i policisë tha se po hetohen disa pista, siç mund të jenë konfliktet e pronari i këtij biznesi mund të ketë.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/