Demokratët protestë tek Gjykata e Lartë, Berisha: Edhe Hitleri e bëri holokaustin...

Demokratët protestë tek Gjykata e Lartë, Berisha: Edhe Hitleri e bëri holokaustin me gjykata

101
0
Shares

Një numër i madh qytetarësh mbështetës të PD dhe opozitës u bashkuan sot në një protestë tek Gjykata e Lartë ndërsa kjo e fundit pritet të marrë sot një vendim për logon dhe vulën e PD në 9 muaj pas afatit.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve duke filluar nga ora 9 e emëngjesit deri nga ira 10.10 kur protestuesit u larguan në drejtim të selisë së PS dhe më pas drejt selisë së PD.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se kanë lajmëruar policinë për zhvillimin e protestës, por nuk është marrë asnjë masë.

”Ne kemi  lajmëruar policinë, por nuk kanë marrë asnjë masë. Kështu që ne jemi në protestë, në mosbindje civile, le ta zgjidhin vetë ata”, tha Noka.

Protestës i është bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha i cili i pyetur nga gazetarët nese do te prese vendimin tha: “Jo ne jemi këtu siç e dëgjuat, në protestë kundër Gjykatave të shndërruara në armë të narkoregjimit. Gjykata duhej të kishte dhënë vendimin 28 ditë pas vendimit të Apelit. Me urdhër politik e shtyu 9 muaj”.

Në orën 11:00 pritet që të nisë seanca ndaj tij në GJKKO për kërkesen e SPAK, qe ka kerkuar “arrest shtepie” me mbikeqyrje policore.

Berisha i është drejtuar protestuesve para gjykatës së Lartë duke e quajtur atë si vegël e Edi Ramës, e cila po përdoret për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve, pluralizmin politik.

“Por sot është koha kur secili prej nesh duhet të kujtojë diçka thelbësore që duket se është harruar.
Çfarë është ligji? Ligjet, Kushtetuta, gjykatat, janë të gjitha instrumente për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ashtu si kirurgu ka bisturinë në dorë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për ët garantuar jetën e njerëzve.
Por, meqenëse përmenda bisturinë, çdo njeri e di se ashtu sikundër bisturia shpëton jetë në dorën e mjekut, bisturia mund të marrë jetë në duart e kriminelit.
E njëjta gjë ndodh dhe me ligjin. Në duart e zyrtarit të përgjegjshëm, ligji garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Në duart e kriminelit, ligji është arma më efiçente për shtypjen dhe asgjësimin e të drejtave të njeriut.
Mos harroni kurrë këtë. Ishte me gjykata që Adolf Hitleri urdhëronte persekutimin e hebrenjve. Ishte me gjykata që Enver Hoxha urdhëronte burgosjen dhe ekzekutimin e armiqve të tij. Është me gjykata që Putini burgos sot opozitën e vendit të tij. Është kjo gjykatë mbrapa meje, mbrapa nesh, vegël e Edi Ramës, e cila sot po përdoret njëlloj si bisturia në duart e kriminelit,l për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik”, tha ndër të tjera kryetari i PD.

Berisha tha në vijim se nuk ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, Sali Berishën përmes disa zgjedhjeve dhe votimeve.

“A ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, si lider të PD-së, Sali Berishën.
Kjo është e faktuar me dy palë zgjedhje dhe me tre votëbesime. Kjo është e faktuar me mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë. Kjo është e faktuar nga një proces votëbesimi jo më larg se një muaj më parë.
A ka njeri të lirë sot që të mos pranojë se PD, vula, sigla, selia e saj, u përkasin demokratëve dhe vetëm demokratëve?
A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata dhe jo demokratët, duhet të vendosin se e kujt është PD, vula, logoja e saj, se kush është kryetari i PD?
A ka njeri të lirë sot që pajtohet se logo e partisë më të madhe opozitare të vendit mund të jepet sikur të ishte një plaçkë një njeriu që ka tradhtuar gjithçka, duke nisur nga qenia e tij gjer te mbështetësi më i fundit i tij?
A ka njeri të lirë sot që mendon se Lulzim Basha mund të bëjë një opozitë duke iu dhënë simboli i PD?
A ka njeri të lirë sot që të tresi rrëmbimin nga gjykata të simbolit të PD?
Cili është ai skllav që thotë se ky vendim duhet zbatuar vetëm pse doli nga gjykata, armë e diktaturës së re, e diktaturës së bandave, diktaturës së krimit?
Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit, me urdhër të Edi Ramës, t’i konfiskojë Shqipërisë opozitën, për të cilën ka nevojë, siç ka nevojë zogu për ajrin për jetën e tij?
Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit të varrosë pluralizmin në Shqipëri?
Ky akt ndodh vetëm e vetëm që të kemi një Shqipëri pa opozitë.
Jo vetëm demokratët, por edhe çdo shqiptar që pajtohet me këtë vendim, do pranojë një nënshtrim poshtërues.
Janë 600 mijë shqiptarë që këtë vendim nuk mund ta pranojnë kurrë.
Janë 2 milionë shqiptarë që me këtë vendim duan t’i lënë pa një opozitë për t’i mbrojtur një regjim”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY