Grupi Demokrat i këshillit bashkiak të bashkisë së Tiranës ka propozuar disa amenidme per buxhetin 2024 te Tiranes.
Më poshtë është lista e propozimeve:
-Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesen.
– Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
-Ulje me 30% të taksës së tabeleve reklamuese.
-Anullimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.
-Përgjysmin të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.
-Ulja me 30% të tarifave të parkimit, sidomos ato të zonës A.
-Përgjysmimi i tarifës së hapesirës publike.
-Subvencionimi i plotë të tarifes së ushqimit për fëmijët në cerdhe dhe kopshte.
-Alokimi i një fondi prej 200 milionë leke për skemën e re të subvencioneve në bujqësi.
-Vendosja në PBA-në 2024-2026 të rregullit të artë: “Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative (zerat 600-602) nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.
-Ulja graduale të numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 10% gjatë vitit 2024, 10% gjatë vitit 2025, 10% gjatë vitit 2026, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.
Këshilltarët demokratë bënë edhe propozime të tjera që mund të ndikonin cilësinë e jetës në Tiranë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/