Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia mirëpret kthesën e Ramës për Belerin. Po a është kthesë apo pazar mes palëve

22/12/2023
Shqipëria bllokohet sërish për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shënim nga Sami Nezaj

Çuditërisht Greqia e ka pritur me interes deklarimin e djeshëm të Edi Ramës në lidhje me çështjen Beleri ku lajmëron zëvëndësimin e Goros, ish kryetari socialist i Himarës me një tjetër person të emëruar nga qeveria deri në përfundim të procesit gjyqësor të Fredi Belerit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

“Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi vënë si kusht”, tha Gerapetritis.

Duke komentuar postimin e kryeministrit të Shqipërisë në rrjetet sociale, Gerapetritis theksoi se “për herë të parë Edi Rama pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e quajti shprehimisht Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur”.

Ai shtoi se “kryeministri shqiptar madje pranoi që ish-kryetari i bashkisë nuk mund të mbajë detyrën dhe nënvizoi: “Për momentin ajo që duhet bërë është zëvendësimi i menjëhershëm i ushtruesit të detyrës, zotit Goro”.

Optimizmi në Athinë lajmëron një marrëveshje të mundshme. Nuk ka asnjë marrëveshje pa tërheqje të Ramës që në terren do të përkthehej si ndërhyrje e tij tek organet e drejtësisë që të lëpijnë pështymën mbi Belerin përgjatë 6 a më shumë proceseve gjyqësore.

Në këtë kontekst, pra ndryshimin e qëndrimit të Ramës, nuk kuptohet përfitimi prej burgosjes së Belerit nëse është menduar që Beleri të ndalet për cfarëdo arsye drejt marrjes së drejtimit të Himarës.

Burgosja e tij solli një vonesë tjetër në integrim, Rama u ekspozua si problematik me të drejtat dhe gjyqësorin.

Por çfarë ka lëshuar Greqia apo më mirë çfarë do të lëshojë Beleri.

Ky i fundit ka disa gjëra në dorë kur të marrë vulën: e ora të tërheqë padinë në SPAK për falsifikim pronash në Himarë dhe e dyta të harmonizojë interesat e Ramës dhe ato të enturazhit të Belerit, që eshtë më shumë se Beleri në lidhje me pronat.

Pra qoftë Greqia, qoftë Rama e qoftë Beleri rikthehen aty ku ishin para arrestimit të Belerit duke mbetur i vetmi humbës në këtë histori Shqipëria dhe integrimi i saj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.