Rama lajmëron zëvëndësimin e Fredi Belerit në krye të Himarës, vendimi...

Rama lajmëron zëvëndësimin e Fredi Belerit në krye të Himarës, vendimi pas bllokimit nga Mitcotakis

213
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar sot përmes platformës X zëvëndësimin e Fredi Belerit në krye të bashkisë së Himarës duke larguar pas 8 muajsh qëndrimi në detyrë kandidatin e tij humbës.

Me këtë veprim ai heq dorë nga premtimi se nuk do të cojë njeri tjetër në Himarë deri në përfundim të gjyqit të Belerit.

Vendimi sipas Ramës vjen pas interpretimit të GJKKO, që ndryshe mund të lexohet edhe si përfundim i çështjes Beleri si mundësi rikthimi apo betimi për të drejtuar Himarën.

Rama e merr këtë vendim vetëm pak ditë pasi ndër të tjera edhe Greqia ndikoi bllokimin e hapjes së negociatave për kapitujt e parë.

Deklarata e Ramës:

Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.

Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY