Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta para Parlamentit, qytetarët të zemëruar kundër arrestimit të Berishës

21/12/2023
Protesta para Parlamentit, qytetarët të zemëruar kundër arrestimit të Berishës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua protestuesve që prisnin jashtë Parlamentit fill pas vendimit për heqjen e imunitetit.

“U drejtohem sot drejtuesve të degëve, kryesive të degëve, kryetarëve, të gjithë infrastrukturës drejtuese të PD, është koha të mobilizoheni me të gjithë mundësitë dhe forcën, me anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, simpatizantët tanë.
Është koha të bëhemi zëdhënës të atyre që duhet të ngrihen o sot o kurrë për veprim.
Është koha të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve. Është koha të jemi në krye për t’i udhëhequr ata drejte fitores.
Në qoftë se ne, nuk i udhëheqim ata, nuk i frymëzojmë ata, ne kryejmë aktin e tradhtisë më të lartë ndaj tyre, ndaj opozitës, ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Ne jemi shpresa e vetme e tyre.
Në guximin tonë, në trimërinë tonë, në misionin tonë, varet më shumë se nga çdo tjetër, përveç Zotit, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën të patundur, të pamposhtur dhe ju garantoj se siç dështoi regjimi i krimit të mposhtë opozitën më 9 shtator, do dështojë sot shumë më më me turp”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës ai tha se sulmi ndaj tij lidhet me denoncimin e vjedhjeve të qeverisë ndërsa shtoi se institucionet e drejtësisë janë seksione të PS.

“Gjatë këtyre muajve ju keni parë se ne kemi denoncuar me fakte, me dokumente zyrtare, vjedhjet e paimagjinueshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij. Të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.

Unë e di çfarë ndjen ai kur nga selia e PD paraqitet dokument pas dokument, për abuzimin, për vjedhjet, duke shfrytëzuar pushtetin e tij, që bëjnë anëtarët e familjes.
Por kjo nuk mund të na detyronte ne që të mos i thonim shqiptarëve të vërtetën, se ky shushunjë vjedh me të gjithë tentakulat e tij.
Ne nuk mund të heshtim para aferave që arrijnë në 1 miliard.
Ne nuk mund të heshtim kurrë përpara xhelatëve të ligjit, të të drejtës, në zyrat e shtetit, para skapistëve amoralë, të cilët amnistojnë vjedhje që arrijnë dhe do arrijnë në 1 miliard euro.
Amnistojnë vjedhje që ju kanë kushtuar ju me mijëra jetë.
Amnistojnë vjedhje, për shkak të të cilave çdo muaj, 1 mijë shqiptarë nuk janë operuar dot.
Amnistojnë vjedhje, në të cilat 1 kilometër rrugë, kushton njëlloj si të lahesh në flori, 1 km rrugë kushton 24 herë më shumë se në vendet anëtare të BE.
A mundet ne të qëndronim indiferent ndaj kësa? Jo, kurrë”, deklaroi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.