Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INCENERATORI I TIRANËS/ Këlliçi paraqet dokumentet: Prokurorët nuk citojnë raportin e KLSH-së të vitit 2019

20/12/2023
INCENERATORI I TIRANËS/ Këlliçi paraqet dokumentet: Prokurorët nuk citojnë raportin e KLSH-së të vitit 2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi paraqiti sot para gazetarëve disa dokumenta që bertetojnë se prokurorët e çlshtjes së inceneratorit të Tiranës cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019.

ARGUMENTAT:

Nga auditimi i KLSH në 2019 konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxehit.
Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se;
Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark.
Me anë të shkresës numër 8275/1 e protokolluar në datën 27.03.2017 të Bashkisë Tiranë, të përcjellë në MFE.

Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Miratimi i buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore kryhet nga Këshilli Bashkiak sipas përcaktimeve të bëra në ligjin numër 139 i vitit 2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’ në nenet 9 dhe 54 në të cilin janë përcaktuar
Neni 9
Të drejtat dhe përgjegjësitë …
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
-Mbi marrjen e miratimit nga palët e treta të përfshira në projekt.
Dhënia e miratimit nga të gjitha njësitë vendore të qarkut të Tiranës.
Qarku i Tiranës përfshin katër njësi vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë me këtë projekte dhe jo vetëm Bashkia e Tiranës. Për rrjedhojë miratimi i këtij projekti është dhënë pa marrë konfirmimin nga strukturat e përfshira në projekt dhe organet përkatëse vendimarrëse për qëllimet e buxhetit.
Ministria e Financave ‘është shprehur pa koment’ për projektin koncensionar/PPP dhe nuk e ka kundërshtuar projektin megjithëse nuk ka pasur konfirmim nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore të prekura nga ky projekt në lidhje me garantimin e sasive minimale të mbetjeve të trajtuara që do të trajtohen nga projekti.
Kalojmë edhe në një tjetër fakt, që nxjerr gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Grupi i auditimit sqaron se sikurse është cituar në sipër në konstatim, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar vetëm skenari i mungesës së plotësimit të sasisë minimale të mbetjeve të garantuara, rast për të cilin ishte parashikuar që të ketë risk të mbartë përsipër sektori publik duke paguar një shërbim të paafruar.
Në lidhje me skenarin e tejkalimit të 700 tonëve në ditë, rast për të cilin nuk është kryer asnjë analizë në lidhje me efektin financiar në buxhetin e shtetit, duke marrë në konsideratë eksluzivitetin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Tiranë për koncensionarin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

26/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.