Socialistët votuan sot në Kuvend me rregulloren e Kuvendit ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga ana e tyre.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha jashtë Kuvendit se ky është asgjësim i parlamentit. Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile.
“ E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij. Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh kllounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë. Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.
Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.
Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit. Nen, i cili e bën vendin pa opozitë”, deklaroi Berisha.
Fill pas votimit keeu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi sot se nuk do e njohin ndryshimin ndërsa do e dërgojnë atë në Gjykatë Kushtetuese.
“Sot në një atentat të vërtetë ndaj pluralizmit, në mënyrë të njëanshme është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes palëve politike në Kuvendin e Shqipërisë, në ndryshime që bien ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Shqipërisë.
Për pasojë, vendimi i sotëm për pezullimin pa asnjë shkak kushtetues i mandatit të deputetëve të opozitës, do dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Ne nuk e njohim këtë ndryshim të njëanshëm, të dhunshëm të rregullores së parlamentit, për pasojë përveç ndjekjes së rrugës institucionale, nuk do t’i bindemi atyre rregullave për të cilat nuk kemi rënë dakord si rregulla të bashkëjetesës sonë në sallën e parlamentit,”tha Bardhi.
Ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë,” tha Meta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/