Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

130 milionë euro për incenerator që nuk ekziston/ “Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit, nuk dërgoi përfaqësuesit”

13/12/2023
Berisha: Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative
Share on FacebookShare on Whatsapp

Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit, nuk dërgoi përfaqësuesit, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

DETAJET:

drejtë, çdo njeri pasi dëgjon këto shifra, pyet, ku janë veprat e ndërtuara? Asnjë nuk ekziston.
Po pse nuk ekzistojnë? Sepse garant i mbikëqyrjes së tyre me firmë dhe me vulë ka qenë vetëm Erion Veliaj. Ai është zotuar para ministrit Gjiknurit dhe më pas Balluku, se do kontrollojë me njësinë e tij çdo situacion, madje se do japë asistencën e nevojshme kompanisë. Imagjinoni pra. Dhe se do merret edhe me problemet e shpronësimit dhe të tjera.
Prisni një moment, kompania është e ministrisë. Kontraktor për kompaninë është ministria, nuk është Veliaj, po ndërmarrja është e Veliajt.
Kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira. Rri aty dhe mos u ndje.
Po pse kjo situatë? Pse ato nuk ekzistojnë pas gjashtë vitesh? Sepse Erion Veliaj bllokoi njësinë e zbatimit të projektit, e bllokoi me qëllim, siç kemi faktuar me shkresat e publikuara, ku i bëhet thirrje Erion Veliaj të sjellë përfaqësuesit e tij në mbledhje, pasi prej më shumë se dy vitesh, Erion Veliaj saboton mbledhjet e njësisë së zbatimit të projektit vetëm që të mos konstatohet mungesa e ndërtimit të objekteve.
Pra, ju e patë të nderuar qytetarë, që në 6 vite, janë zhdukur 130 milionë euro.
Në projektin 30-vjeçar, specialistët, ekspertë të pavarur, por edhe të PD, gjejnë se kjo aferë megakorruptive do të gjeneronte për pronarët e saj nga pagesat që merrte nga shteti dhe privatët, nga shitjet e materialeve që grumbullonte, do inkasonte të paktën 1 miliard euro.
Kjo është përgjigjia jonë për të gjithë ata që shtrojnë pyetjen se si u vodhën paratë.
Tani kam një sqarim, me të drejtë qytetarët, mediat, kanë denoncuar me dhjetëra e dhjetëra pagesa të shpërndara që të gjitha me miratimin, me urdhrin e Erion Veliajt, për të cilin kemi informuar këtu se SKAPi ka të dhëna, por i ka kyçur apo zhdukur, pagesa për mediat, pagesa për reklama, pagesa nga më të ndryshmet, sikundër janë krijuar me dhjetëra kompani për të varrosur të vërtetën e vjedhjes së 130 milionë eurove.
Imagjinoni, kur gjykatësja shkruan se u transportuan jashtë me çanta dore?
Imagjinoni a ka marrëzi më të madhe? Të transportosh 130 milionë euro me çanta dore, vargu i çantave shkon nga Tirana në Vjenë ose nga Tirana në Paris.
Kjo është historia se si u vodhën, si u zhdukën, si maskohen dhe si mbrohen nga skapistët, me të cilët në daljet e ardhshme do paraqesim të gjithë implikimin kriminal të tyre në këtë aferë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

KRUJË/ Mashtron 24-vjeçaren dhe më pas merr edhe kredi në emër të saj

27/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Hapet gjykimi në themel Erion Veliaj, tre gjyqtare kanë në dorë fatin e tij

27/02/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

KRUJË/ Mashtron 24-vjeçaren dhe më pas merr edhe kredi në emër të saj

27/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.