Non grata britanike, Berisha: Fryt i një korrupsioni transnacional

Non grata britanike, Berisha: Fryt i një korrupsioni transnacional

139
0
Shares

Akuzat që lidhen me non-gratën britanike janë fryt i një korrupsioni  transnacional që del në dritë me fakte tronditëse, tha sot Berisha. Raporti i plotë i Berishës mund të gjendet në linkun më poshtë: https://www.sali-berisha.com/

Deklarata e Berishës:

Së pari, një falënderim të përzemërt të gjithëve ju të pranishëm në këtë sallë, që gjetët kohën në një kohë pak jo të përshtatshme të jeni këtu.
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve, që do ndjekin këtë paraqitje që bëj sot para jush.
Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office me shpalli non-grata me akuza false për lidhje me krimin dhe përdorim pushteti për pasurimin tim, të familjes, ish-këshilltarit Damir Fazlliç dhe aleatëve.
Pas këtij vendimi që e shpalli Edi Rama në parlament, deklarova se ky vendim bazohet në shpifje dhe trillime, që kanë në bazë korrupsionin transnacional. Njësoj si në rastin e sekretarit Blinken, vendosa të padis ambasadorin King-Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur letrën.
Mirëpo sipas ligjeve britanike, përpara se të shkoja në gjykatë dhe të paraqitja padinë time për shpifje, duhet të paraqisja një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate.
Ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të mi, faktet, burimet dhe provat mbi të cilat është bazuar vendimi.
Prandaj unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës.
Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA.
Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi.
Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim.
Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika.
Pse i paraqesim këto materiale këtu? Këtë material po e publikoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme, e cila u pa qartë në shpërthimin e skandalit McGonigal, në grabitjen e vulës së PD në prag të zgjedhjeve me insistimin e McGonigalit me fustan, guvernatores Yuri Kim, kjo e vërtetë u pa në farsën elektorale të vitit 2023. Opozitës shqiptare po i bëhet një sulm i hapur për asgjësimin e saj.
Këtë sulm ndaj opozitës po e organizon vetë kryeministri Edi Rama dhe bashkë me të, mafia më e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit.
SHBA dhe Britania nuk fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete të mëdha, aleate të Shqipërisë, janë viktimë e disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, që u largua nga Shqipëria si sekretare e PS.
Rasti i Shqipërisë tregon se mjafton të shkatërrosh opozitën dhe mund të grabisësh një komb pa vështirësi.
Mafia e Sorosit ka qenë prezent në çdo projekt antishqiptar në rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve të Kosovës, kanë pasur si padrino Sorosin dhe partnerët e tij.
Mafia e Sorosit është më shumë antishqiptare, ajo tani është antinjerëzore. Ata kanë në agjendë shkatërrimin e familjes dhe partive konservatore. Ishte kjo mafie që nxiste vaksimin e detyruar, duke e shndërruar vaksinën në një agjent dhunimi të të drejtave të njeriut. Ishte Elon Musk që tha shprehimisht se Soros urren njerëzimin. Ishte Donald Trump dhe Ron DeDantis që flasin për të si një armik.
Por është Sali Berisha që prej 7 vitesh e ka cilësuar atë si një gjeni negativ dhe monstër të njerëzimit.
Raporti do bëhet publik për çdo shqiptar dhe ftoj çdo shqiptar ta lexojë pasi të vërtetat e tij tejkalojnë çdo imagjinatë.
Të vërtetat janë kaq tronditëse sa është në interes të gjithë botës të mësojë për këtë rast flagrant.
Krahas betejës gjyqësore, do zhvilloj një fushatë mediatike ndërkombëtare, duke përdorur të vërtetën e këtij raporti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY