Berisha: Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve dhe trillimeve...

Berisha: Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve dhe trillimeve ndaj fëmijëve të mi

123
0
Shares

Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve dhe trillimeve ndaj fëmijëve të mi, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në përgjigje të akuzave që janë renditir në dosjen e non gratas britanike.

Berisha shpjegoi se akuzat e përdorura nga britanikët në lidhje me fëmijët e tij bazohen në trillime dhe keqraportime, gjysëmraportime nga media pranë Soros në fundvitet 2000.

Argumentat e Berishës:

Tani, akuzat për korrupsion.
Akuzohem se kam pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç, për faktin se me një vendim të vitit 2009, është zgjeruar parku energjetik i Porto-Romanos. Burimi, të gjitha mediat e Sorosit. Kjo është një akuzë qesharake që nuk nderon ata që e kanë ngritur. Ky park është ngritur nga PS dhe është zgjeruar në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit. Në brendi të këtyre 810 hektarëve, gjendeshin edhe 12 hektarë të blera te privati nga Fazlliç. Potenciali për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura dhe të publikuara në mediat ndërkombëtare.
Një akuzë tjetër qesharake për korrupsion, bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë një marrëveshje mes Albtelekom dhe një kompanie amerikane, Damir Fazliç, sipas një dokumenti pa vulë e firmë, paska kërkuar 1 milion dollarë për fushatë zgjedhore. Burimi si gjithnjë, BIRN, Balkan Insight të Sorosit. Home Office shkruan se në këtë kohë, Albtelekom ishte kompani shtetërore. Por kjo është një mashtrim. Në vitin 2006, Albtelekom ishte një kompani private në 76 përqind dhe investitori kishte të drejtën e parablerjes. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Fazlliç mohon në mënyrë kategorike këtë kërkesë dhe këto fakte injorohen nga Home Office.
Fazlliç nuk ka dhënë kurrë një qindarkë për PD-në apo për Sali Berishën dhe rrethin e tij. Pasi kemi ikur nga pushteti, Fazliç investon miliona euro në Porto-Romano.
Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë ndaj fëmijëve të mi. Një akuzë ka të bëjë me përfshirjen e vajzës time, në një artikull të këtyre medieve të Sorosit. Titulli i artikullit premton se do të tregojë llogaritë bankarë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Paturpësisht, në artikull paraqitet veprimtaria e një studioje tjetër. Home Office i pranon se këto janë trillime.
Rasti tjetër është për një investitor pakistanez, bazuar në një artikull tjetër të BIRN dhe të mafies së Sorosit. Është e vërtetë që ky biznesmen ka qenë klient i studios së vajzës sime, por ajo ia ka bërë të qartë se do i ofronte konsultim për çdo procedurë private, pa asnjë lidhje me qeverinë. Ai i konfirmon se nuk i intereson partneriteti me qeverinë. Janë dy dëshmitarë në këtë takim, që e konfirmojnë këtë gjë. Më vonë ai kërkon proces PPP me qeverinë. Vajza ime e refuzon në mënyrë kategorikë këtë kërkesë, sepse ishte konflikt interesi.
Tani rasti Misha. Pirro Misha gënjen hapur ambasadorin amerikan duke i thënë se një mosmarrëveshje që kishte me një investitor italian, u zgjidh sapo ai kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo tregon strategjinë e përdorur nga Soros. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY