Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Historia e shiarjes pa nder të Ballkanit Vuçiç-Rama

02/07/2023
Sonila Meço “rrëfen”, pse nuk u ftua nga Edi Rama në darkën me gazetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sonila Meço (Marrë nga faqja e saj në Facebook)

Historia e shuarjes pa nder të një ambicjeje, që sfond ka ëndrrat e deliret për ndikime në politikën përtej kufirit të “provincës” ku i ka rënë për hise të jetojë.

Edi Rama dje:

“Ballkani i hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe të gjithë do ta zbatojnë atë hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur”.

“Nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka më nevojë të kërkojë justifikime, nuk ka nevojë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në fajin pse po e bëjmë. Tani kjo nismë flet vetë. Tani, kush ka sy shikon, kush ka veshë për të dëgjuar, dëgjon, kush ka vizion dhe vizion për paqe, kupton. Tani më, ne jemi gjithmonë e më të përfshirë për të nxjerrë maksimumin nga kjo nismë”,

“Dhe me Ballkanin e Hapur, që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur pa asnjë rezervë nga SHBA-ja, do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijeje dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”.

“Për gjithë ata që nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk duan të kuptojnë, ose edhe nuk e kuptojnë. Ballkani i hapur është i hapur është gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve. Nuk është vetëm i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por as Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë vendosur të ecin më shpejtë nuk do të presin që të binden gjithë të tjerët. Arsyet pse të tjerët janë skeptik ose refuzues i kam dëgjuar, i kam dëgjuar arsyet e Malit të Zi, Bosnjës dhe i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe arsyet e Kosovës. Më vjen shumë keq, por i konsideroj arsye të mos arsyes…”

“Kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë. Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur”

Edi Rama sot:

“Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët”.

Fatkeqësi e madhe, si çdo korife i pakuptuar në kohën e tij.
Flasim pas 100-200 vjetësh, kur për të do të shkruhet:
“Koherencë, qendrueshmëri, bindje solide, aftësi përmbaruese, nuhatje gjeopolitike, superfuqi negociuese, largpamësi e qashtër…lideri global i pavlerësuar në kohën e vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.