Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Kërcënimi ushtarak i Serbisë dhe apologjetë në Tiranë

05/06/2023
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Lufta ishte një mjet i skajshëm por ligjor për të zgjidhurmosmarrëveshjet mes shteteve deri në fillim të shekullit 20. Mbas Luftës së Parë Botërore pati disa nisma ndërkombëtare jo fort të suksesshme për të ndaluar agresionin (por jo luftënmbrojtëse). Vetëm mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërorenë Kartën e Kombeve të Bashkuara të qershorit 1945 u sanksionua si synim jo vetëm “shypjen e agresionit” por edhedetyrimin nga shtetet anëtare të “ndalojnë në marrëdhëniet e tyrendërkombëtare çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohetkundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të njështeti tjetër”.

Akti Final i Helsinkit në gusht 1975 dhe aktet vijuese tëKSBE/OSBE ishin edhe më të qarta e të rrepta në ndalimin e agresionit dhe kërcënimit me dhunë mes shteteve. Në Europë, hiq luftërat në ish-Jugosllavi e përjashto Rusinë, parimet e mësipërme duket se kanë zënë rrënjë.  Aq fort është kosoliduarky koncept sa që vitin e fundit është diskutuar gjerësishtmundësia e paditjes së Presidentit Putin në GjykatënNdërkombëtare Penale për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Sa më lart mund të duket si një ekstrakt nga leksionet mbi tëdrejtën e marrëdhënieve ndërkombëtare që pasqyron njëzhvillim të lumtur. Fatkeqësisht në rajonin tonë së fundmi keminjë përjashtim të hidhur. Serbia e Presidentit Vuçiç ka mobilizuar e dislokuar ushtrinë në kufi me Kosovën tre herë nëvitet e fundit; përfshi ndonjëherë edhe avionët gjuajtës qëfluturuan përgjatë hapsirës ajrore kosovare. Kjo ndodhi nështator 2021, në nëntor-dhjetor 2022 (kriza e targave) si dhe nëdy javët e fundit (kriza e kryebashkiakëve në veri të Ibrit).

Vuçiç deklaroi se do të ndërhynte po të ishte nevoja pasi po masakroheshin (sic) serbët në Kosovë. Në dhjetor 2022 ishkuajti KFOR-it një letër groteske duke lypur leje që ushtriaserbe të hynte në Kosovë për të vendosur rregull.

Mund të debatojmë nëse imponimi i targave  RKS apo izgjedhjeve nën bojkot të shumicës futjes në zyrë tëkryebashkiakve nën mbrojtje policore ishte e  mënçur dhe e dobishme apo jo. Megjithë opinionet e ndryshme, madje tëkundërta, për sa më lart të tërë njerëzit normalë lipset të bien dakord që as targat, e as bashkitë, nuk kërcënonin serbët e Kosovës me genocid apo masakër.  Këto të fundit në rastespecifike mund të jenë arsye për ndërhyrje të armatosur (Kosova1999 është njëri syresh).

Tre kërcënimet e Serbisë me dhunë të armatosur janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Për fat të keq reagimi i komunitetitndërkombëtar (ShBA, BE, NATO) ndaj këtyre shkeljeve ka qenëi mekur. Kjo sepse Perëndimi po rreket të joshë Vuçiçin që tëdalë jashtë orbitës së Putinit. Karrotat e kësaj joshjeje janë edhendonjë koncesion i paarsyeshëm që po i kërkohet Kosovës. Jo tëpaktë janë ata, përfshi dhe mua, të cilët mendojnë se kjo strategjiështë miope dhe pa shanse për sukses. E cila deri më sot ka dështuar. Por verifikimin përfundimtar le t’ia lëmë kohës. Reagimi i mekur mund të lidhet edhe me një presion indirektndaj kryeministrit “kokëfortë” në Prishtinë. Në këtë rast mekjanuk është vetëm amorale por edhe e rrezikshme për paqen, prapër të tërë.

Javën e shkuar në një konferencë Kryeministri Rama, i pyeturpër mobilizimin  e ushtrisë serbe e për kërcënimin ndaj Kosovës, tha se ajo nuk paraqet asnjë rrezik dhe se mobilizimi i saj bëhetvetëm për politikë të brendshme. Rreziku konkret ishte imatshëm nga ushtria civile e Vuçiçit që u sul ndaj KFOR-it me të gjitha mjetet e mundëshme përfshi edhe armë zjarri dhedërgoi disa dyzina ushtarë në spital. Të nesërmen KFOR-i e pa të nevojshme të dërgonte me urgjencë njëmijë trupa si përforcimnë komunat e veriut.  Rreziku i konfrontimit mes ushtrive nukmatet dot saktë por historia dëften se shumë konflikte ushtarakejanë konsideruar të pamundura deri në çastin që kanë shpërthyer. Në çdo rast kemi të bëjmë me një gjest të rëndë armiqsor kundërKosovës, që rrezikon paqen e stabilitetin dhe që shkel ligjinndërkombëtar. Perëndimi edhe kësaj radhe i kërkoi Serbisë tëprapsonte ushtrinë dhe të anullonte gjendjen e gadishmërisë sëlartë. Kryeminstri i Shqipërisë ishte i vetmi qeveritar ihemisferës tone që e quajti këtë pa zarar.

Edhe më parë Rama ka spikatur kësisoj: Serbia nuk adoptoisanksionet anti-Rusi të Bashkimit Europian. ParlamentiEuropian, ai hollandez e të tjerë në rezoluta specifike kërkuan qëky qendrim serb  të ketë pasoja duke nisur me pezullimin e integrimit në BE deri tek sanksionet ekonomike kundër Serbisë. Qeveritë në BE dhe ShBA e qortuan retorikisht Beogradin pornuk morën masa konkrete për arsyet e shpjeguara më lart. Por Rama ishte i vetmi shef qeverie në hemisferën tonë, i cilishpjegonte publikisht e me pasion në çdo takim ndërkombëtar se Beogradi nuk mundej (nuk kishte si e pse!) të adopotonte atosanksione dhe çdo presion i Perëndimit do te ishte një gabim.

Nëse qendrimi i Ramës ndaj sanksioneve është një pro vucicizëm ekstrem, qendrimi i tij ndaj kërcënimit të ushtrisëserbe është një anti kosovarizëm anormal. Vuçiçi, po tëperifrazojmë Lord Acton, është horri që ka gjetur në Tiranë njësofist me sfungjer në dorë.

Genc Pollo, Ish ministër e deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.