Janë zbuluar skema manipulimi të përdorura nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 mars 2022.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qendrat e votimit të bashkisë Durrës votuan rreth 110.000 votues, rreth 5.500 votues kanë votuar pa u identifikuar me gjurmën e gishtit, me pretendimin se gjurmët e gishtit nuk mund të lexoheshin.
Në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Durrës më 6 mars 2022, kur morën pjesë rreth 67.000 zgjedhës ose 43.000 zgjedhës më pak se në vitin 2021, numri i personave që kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti në sistemin elektronik të identifikimit është 9.600 votues.
Pra ka një rritje me 4.100 votues, apo 75% më shumë se vetëm një vit më herët. Nuk ka patur dëmtim në masë të gjurmëve të gishtit të zgjedhësve në Durrës në vetëm një vit, por qartazi tregon përpjekje për manipulim të votimit.
“Rritja e numrit në qendra votimi në qytet ku veprojnë eksponentë dhe patronazhistë të njohur të Partisë Socialiste dhe jo vetëm në fshat, ku banorët njihen nga komisionerët, rrëzon justifikime se gjurmët mund të jenë dëmtuar nga puna e rëndë.
Rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit”, deklaroi sot n/kryetari i PD, Oerd Bylykbashi.
Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste.
Kjo shpjegon edhe insistimin me çdo kusht të Partisë Socialiste që të pengojë dhe prishë garantimin e balancës politike në komisionet e qendrave të votimit.
“Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për këtë skemë kriminale. Kërkojmë nga SPAK të hetojë me urgjencë dhe në thellësi e të verë përpara ndëshkimit të ligjit personat përgjegjës.
Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka nxjerrë rregulla shtesë që vështirësojnë përdorimin e kësaj skeme, ndërkohë që komisionerët dhe vëzhguesit e opozitës nuk do të lejojnë asnjë shkelje të ligjit.
Po bëhen përpjekje të sabotohet funksionimi i sistemit të identifikimit elektronik dhe biometrik i identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet presioni, urdhrash politikë të jashtëligjshme apo korruptimi mbi operatorët teknikë të sistemit dhe ata të mos paraqiten në detyrë më 14 maj.
Qëllimi është që të shmanget ky sistem që zbulon votimin e shumfishtë apo në vend të personave që nuk janë në Shqipëri, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. Në vend të tij të përdoret mënyra e vjetër me listat e printuara me nënshkrime që është hequr që në vitin 2021.
I kërkojmë KQZ-së që të marrë masa të plota e energjike që të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin dhe të ndëshkojë çdo shkelje.
Paralajmërojmë se mosparaqitja në krye të detyrës e operatorëve të pajisjve të identifikimit, njësoj si nga komisionerët e qendrës së votimit, përbën braktisje të detyrës dhe dënohet penalisht. Çdo veprim që saboton funksionimin e pajisjeve do të ndëshkohet me forcën e ligjit”, përfundoi Bylykbashi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/