Shkoza flet për ndryshim-Qindra banorë i bashkohen Belind Këlliçit në marshim

Shkoza flet për ndryshim-Qindra banorë i bashkohen Belind Këlliçit në marshim

33
0
Shares

Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa bazike, por jetike, të paplotësuara. Në Shkozë, ku shtrëngoi duart me qytetarë të zonës, Belind Këlliçi u përballë me një realitet të vështirë të mijëra njerëzve. Për shumë familje, problemi kryesor është shembja e banesës për t’u hapur rrugë projekteve në infrastrukturë. Por teksa banesat u janë shembur, banorëve s’po u njihet e drejta e pronësisë. Belind Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga Bashkia e Tiranës, ku jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket.

_“Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, padiskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete_” – tha Këlliçi.

Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn.

_“Ku janë socialistët e Njësisë. Nr.1, këta që duan të votojnë Erion Veliajn. A ka mundësi të vijnë këtu me ne, të debatojmë, çfarë u ka bërë këto 8 vjet bashkia. Çfarë kanë përfituar nga bashkia në këto 8 vjet, nëse kanë të drejtë, patjetër t’i dëgjojmë, jemi vëllezër e motra. Ju jap fjalën…, e di që ju ka marrë lekët, e di që ju ka marrë taksat dhe nuk u ka bërë asgjë se flet vet rruga, flasin vet pamjet, flet vet situata juaj. Unë jam një djal i ri dhe I përkas një gjenerate tjetër, i përkas një brezi të ri, unë nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e të majtë në demokratë e socialistë, në qytetarë me parti e pa parti. Ne jemi shqiptarë, ne jemi banorë të Tiranës, dhe kudo banorët e Tiranës, në çdo njësi, në qytet e në fshat, duhet të marrin shërbime të barabarta_”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitetet e ardhshme.

_“Fleta e votimit te ajo dhoma e fshehtë, ndan katër vitetet e ardhshme. Refuzoni 50 mijë lekëshin, refuzoni 100 mijë lekëshin se tallen me ju na vjedhin të ardhmen. Refuzoni të shisni të ardhmen dhe dinjitetin. Ju lutem administratës së bashkisë Tiranë, refuzoni presionin që ju bëhet, ndëshkojeni me votë. Jeni vetëm ju dhe Zoti te kutia e votimit, te fleta e votimit”_ -tha Këlliçi.

Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Belind Këlliçi i është përgjigjur me ironi, duke u shprehur se: Vipat e tij, janë fëmijët dhe qytetarët e Tiranës.

_“Unë e kam ndarë llogarinë time, po ju them dhe njëherë, e thashë dhe qëparë, ai ka këto vilat që jetojnë nëpër vila dhe jashtë Shqipërie dhe që nuk ia kanë idenë se çfarë bëhet në Tirana, vipat e mi jeni ju, janë banorët e Tiranës, janë banorët e Shkozës, ishin sot në mëngjes banorët e Laprakës, vipat e mi janë këta fëmijë, janë e ardhmja, janë këta qytetarë. Unë llogarinë e kam me qytetarët, nuk e kam as me oligarkët”_ -u shpreh Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi irrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellsave etj.

_“Unë ju premtoj vëmendje, ju premtoj mbështetje, ju premtoj dëmshpërblim me vlerën e tregut për ata që u janë prishur shtëpitë në mënyrë të padrejtë, ju premtoj trajtim, trajtim të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, ju premtoj vëmendje, ju premtoj investime në rrugë, padiskutim ju premtoj investim në të gjithë rrjetin e ujit të pijshëm”_-tha Këlliçi.

Edhe në Shkozë, ashtu si në Laprakë dhe në të gjithë zonat e tjera periferike të Tiranës, problemet kryesore të banorëve janë mungesa e investimeve në infrastrukturë, marrja e pronës dhe mungesa e institucioneve arsimore.

_“S`janë privatizuar, sepse zona tjetër është përjashtuar nga legalizimi. Këtë kërkojmë ne, kërkojmë rrugë, ujë, se punë punojmë vetë. Ne për të punuar, punojmë vetë, ne duam rrugë, ujë, çerdhe për fëmijë, kopshte. Për legalizimet e shtëpive këtu është katastrofë. Këtu vetëm vijnë për fushatë. O do ta shembin shtëpinë time, vetëm se isha demokrate. Shtëpiat rreth e qark janë pa shemb. Tre kate e kam pasur, tre kalamajtë brenda edhe unë katër. Shtëpia më e madhe, shtëpi kështu sa nuk e ke iden… Ne mund ta shohim me sipërfaqe këtë pjesën, pjesa deri aty është shtruar me asfalt, dhe këtu është si të hysh në Kabul_”,-u shprehën disa banorët gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke i ftuar të gjithë që të shpërndajnë programin e tij të miqtë dhe të afërmit, me qëllim që të dalin në votime dhe të sjellin ndryshimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY