“Emrat e zyrtarëve që po blejnë vota në Elbasan”. Paralajmërimi i Nokës:...

“Emrat e zyrtarëve që po blejnë vota në Elbasan”. Paralajmërimi i Nokës: Hiqni dorë, do të ketë reagim

29
0
Shares

“Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka për zgjedhjet në Elbasan.

Sipas deputetit të PD, Noka,  ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës.

“Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.
Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:
Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
si dhe Mehmet Peqini”, theksoi emrat e tyre Noka.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit, shpjegoi Noka.

“I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes.
Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan.
Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji.
I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan”, deklaroi Noka. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY