Në njësinë administrative nr. 4, në lagjen “5 Maji”, banorët kanë shprehur shqetësimin për punimet që po kryhen në brendësi të bllokut të pallateve në të cilat jetojnë rreth 430 familje dhe mbi 2 mijë banorë.
Banorët nuk janë njoftuar për këtë investim dhe i vetmi informacion që i është dhënë është lajmërimi në një fletë formati, pa logo të vendosur në një trung peme ku thuhet “ Mos parko, 3 ditë punime”.
Ky është i vetmi informacion që banorët kanë.
Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës Silvi Bardhi, takoi disa prej tyre. Ata u shprehën se në vend që zona të kthehet në shesh pushimi për ta dhe familjet e tyre, ajo po betonizohet për interes të pak njerëzve të cilët duan të pasurohen duke betonizuar sheshin përpara pallatit të tyre.
_“Trotuarët janë ngushtuar, lulishtet që vetë banorët kanë rregulluar u prishën, nuk ka asnjë plan që të na tregojë se çfarë do të ndodhë këtu”_, tha një prej banorëve.
Ata kanë dyshime se vendi do të kthehet thjesht në një parkim duke mos menduar aspak për rezidentët.
_“Nuk jemi kundër ndërtimit. Jemi kundër mashtrimit dhe vjedhjes. Kjo rrugë është shtruar para dy javësh, tani sërish po e shtrojnë me taksat tona. Ku shkojnë taksat tona, për të pasuar Erion Veliajn? Kam një thirrje për banorët që të ngrihemi të gjithë bashkë dhe të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që na e nxinë jetën. Shihe katrahurë_”, tha një tjetër.
_“Nuk e kuptojmë pse na i prishin trotuarët. Bashkia erdhi dhe vuri pak asphalt electoral këtu dhe ikën. Dyfish shpenzime. Këtu ishte lulishtja me pemë dhe e prishën”_, tha një tjetër banor.
_“Një nga pesë pikat është 500 oazet për të gjjithë qarkun e Tiranës. Këto oaze do të jenë investimi më serioz në drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlliçi. Do të ketë gjelbërim për lagjet e Tiranës. Pamjet e sotme janë konkrete. Bashkia e Tiranës sot po investon vetëm në betonizim dhe në pasurimin e disa persoanave. Me ardhjen e Belind Këlliçit në drejtimin e Bashkisë Tiranë këto oaze do të jenë jetësore për qytetarët_”, tha zëdhënësja për Bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/