Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama nuk ka skuadra pushkatimi si Enver Hoxha, por ka përzënien nga Shqipëria

29/04/2023
Berisha: Rama nuk ka skuadra pushkatimi si Enver Hoxha, por ka përzënien nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama nuk ka skuadra pushkatimi si Enver Hoxha, por ka përzënien nga Shqipëria, tha kreu i PD, Sali Berisha në Librazhd.

Berisha: Le të marrim realitetin si është sot!

Ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot ne jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon.
Por ama në vitin 2013 ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato rriteshin vit pas viti dhe me rritjen e tyre, rritej shpresa.

Kurse sot, ndaj them ju votoni për veten tuaj, sot ndodhi që rrogat u ngrinë, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet në kushte tregu nuk i ngrin dot njeriu. Çmimet u rritën nga viti në vit dhe sot është shumë e dhimbshme. Vetëm nga rritja e çmimeve vitin e kaluar, çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë. Ka shpenzuar, sipas ekonomistëve të pavarur, 430 mijë lekë ushqime më shumë. Sepse është dyfishuar çmimi i djathit, qumështit, mishit, zarzavateve, etj.
Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë.
A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e 13-të. Jo vetëm që nuk ua dha rrogën e 13-të, por u mori edhe rrogën e 12-të.

Të mbështesësh më 14 maj përfaqësuesit e Edi Ramës, mbshtet varfërinë!
Çdo qytetar me integritet voton për veten e tij.
Sepse ne shqiptarët, më shumë se çdo komb tjetër, e dimë se ç’do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë. Çfarëdo qoftë ajo që përqendron pushteti, diktator komunist, diktator teokrat, diktator ushtarak, diktator bandit siç është rasti në Shqipëri, ai vetëm të këqija krijon për shtetasit e tij.

Po sot, cili është ai që më thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.
Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse krahasoni?
Shiko, Edi Rama nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka kampe përqendrimi, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek.

Po i përzë vetëm se e di që nuk e votojnë!
Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Së pari dyfishoi taksat e biznesit. Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit? Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.