Çuçi shoqëron me eskortë policie motrën e Haklajve tek SPAK

Çuçi shoqëron me eskortë policie motrën e Haklajve tek SPAK

50
0
Shares

Policia ka shoqëruar me eskortë motrën e Haklajve këtë pasdite pasi ajo u thirr në SPAK për një dëshmi.

Ende nuk dihet se për çfarë ka dëshmuar Aishe Haklaj por vite më parë deklaroi se kërkonte paqe për familjen e saj.

Vëllezërit Haklaj u vranë njëri pas tjetrit në disa atentate në fundvitet 90, përveç njërit prej tyre.

Ata akuzohen ndërkaq në Tropojë për përfshirjen e tyre apo të grupit që drejtonin në dhjetra vrasje të kryera në atë periudhë në Tropojë. Një pjesë prej tyre paguheshin në komisariatin e policisë së Tropojës.

Mes viktimave të Haklaj dhe Jaho Mulosmanit që tashmë është në burg, janë lideri i dhjetorit dhe deputeti, Azem Hajdari, ish drejtori i policisë së Kukësit, Jonuz Hyka dhe vëllai i tij, etj.

Fakti që motra e tyre shoqërohet nga policia do të thotë se ajo po dëshmon nën kujdesin e qeverisë.

SPAK nëse po heton vrasjet në Tropojë ka rast të mirë të zbardhë faqen më tragjike të Tropojës në 150 vitet e fundit me mbi 150 të vrarë.

Opozita e asaj kohe akuzoi atëherë se vrasjet u kryen edhe me mbështetjen e shërbimit të atëhershëm sekret shqiptar drejtuar dhe strukturave të policisë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY