Nga Dr. Petraq Koka*
A duhen publikuar eksperiencat personale?
Mendoj se po! Kur institucionet nuk pergjgjen, qendrimet e tyre duhen bere publike.
Heshtja e tyre eshte indikacion i semundjes qe e ka kapluar. Semundja e injorimit te qytetareve. E ndjejne vehten te fuqishme, te patrazuara, te sigurta.
Por une mendoj se eshte detyre shoqerore e kujtdo qe te zgjoje tek njerzit ndjenjen e drejtesise dhe te ndeshkueshmerise. Te shfrytezojne sa me shume mundesite qe demokracia ofron
Dikush mund te mendoje: si ju zoteri, me kaq vite ne kurriz e beni publik nje shqetesimin tuaj, personal!
Ne fakt asnje shqetesim nuk eshte personal, kushdo qe hesht I ben dem te madh shoqerise!
Petraq Koka
Qe ne vitin 1620, ne Angli populli kishte te drejte te bente letra ne parlament dhe te ngrinte sheqtesime!
400 vjet me pare!
Dhe keto letra dhane nje kontribut te shquar ne demokratizimin e atij vendi, duke bere fillimet e nje demokracie qe vit pas viti e ktheu Angline ne vendin e pare me democrat te koheve moderne*
Heshtja nuk I sherben demokracise, I sherben vetem forcimit te dikatures.
“Njeres, jini vigjilente”, ka thene Julius Fucik
Nese krahasojme funksionimin e Institucioneve deri ne vitin 2005, ndofta deri ne2007, me bunkerizimin qe kane sot, kupton sa shume kemi rreshqitur ne diktature. Ne periudhen 1996-2005. mund te takoje kedo funksionar, kushdo te priste dhe te sqaronte per problemet.
Ne kete periudhe linden disa shoqata interesi te cilat arrinin te transmetonim shqetesimet deri lart. Sot nuk ka me te tilla, ato linden ne vitin 2000 dhe filluan te vdesin rreth vitit 2005!
Tani ka ardhe dita e : “O Mete, per vehte”, sic thote populli ne jug!!
Per te kuptuar cfare institucionesh bunker ka Shqiperia, po e ilustroj me nje shembull!
Per shkk te lidhjeve qe kam me fshatin Qeparo, duke qene se ky fshat eshte ne listen e monumenteve, qe ne korrik 2022 kam bere aplikim, per nje licence te thjeshte inxhinjeri restaurator. Ne nentor u miratua aplikimi dhe me erdhi kerkesa te kryeja pagesen respektive. U krye pagesa brenda dites dhe me pas…..ra heshtja !!! Fillova te bej aplikim pas aplikimi online, ne 15shkurt I jam drejtuar me leter Ministres perkatese. Si rezultat asgje. Pergjigja e sekretares se Ministrise znjsh Bruci ishte shume pompoze:
« Institucioni jone ka procedura respektive…etj etj..
Kjo vonese justifikon edhe faktin qe ne treg la nje nr te kufizuar Licencash, te cilat nuk kam as deshiren as mundesine ti paragjykoj!
Pse duhet te jete kaq e munguar dhenia e Licencave te ketij lloji nga ITKT? Cfare kerkon Miinistrja nga aplikuesit qe nuk i miraton brenda afateve, per me teper as denjon te pergjigjet?
Kur ke 40 vjet eksperience pune, je pedagog, je me titull Doktor Shkencash, ne jeten tende te gjate te punes ke bere disa objekte ristrukturim, si edhe me dhjetra projekte konstruktive, ti mendon se kjo do jete nje rruge e thjeshte qe do doje nje praktike formale, me kohezgjatje 2-3 mujore.
Nisur edhe nga fakti qe Institucionin e Ministrise se Kultures e drejton nje vajze e re, me formim evropian, Qe di te vishet bukur dhe me stil, me paraqitje moderne dhe te kuruar!
Dhe me profesion te afert me profesionin tend.
Nderkohe qe marrja e nje Licence, prane Ministrise se Ndertimit eshte nje procedure e thjeshte, fale specialisteve te mrekullueshem qe punojne ne kete institucion, nuk ndodh kjo situate ne Ministrine e Kultures
Edhe vete aplikimi per kete Licence ne e-albania eshte me se I sofistikuar, me se I veshtire, ndryshe nga aplikimet e tjera, te thjeshtuara dhe permiresuara shume ne kete platforme.
Zonja Ministre
Pse kaqe shume burokraci ne institucionin tuaj?
Pse eshte kjo mungese e theksuar respekti ndaj profesionisteve te njohur te ketij vendi, nje nder te cilet mendoj se jam edhe une! Pse ky narcisizem zonja Ministre! Kemi edukuar disa breza studentesh dhe inxhinjeresh ne jeten tone, kemi nje eksperience te gjate pune si ne Shqiperi ashtu edhe jashte saj dhe na detyroni te kerkojme rruge komunikimi jo ligjore, per te thyer heshtjen tuaj mitike!! Kush eshte modeli qe ju kini ne jete e nderuar vajze? Si vajze e edukuar ne perendim, nuk besoj se kete praktike ju ka mesuar shkolla? Qe te refuzoni te modernizoni nje institucion te kalbur? Dhe te heshtni kur profesionstet ju drejtohen me kerkesa!
Nje vend perparon nese respektohen profesionistet e tij nga Institucionet! Ne te kundert kthehet ne diktature edhe ne prapambetje! Zhvillimi dhe progresi jane bashkepunim I brezave, nuk mundet nje njeri I vetem, Minister apo edhe me lart te refuzoje eksperiencat.
Shpresoj se me kete shkrim do hedh nje rreze drite mbi mendjet e ndryshkura te njerezve qe nuk e kuptojne realitetin ku jetojne.
*Doktor I shkencave teknike
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/