Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi prezanton heqjen e parashkrimit për korrupsionin e nivelit të lartë në kodin penal

27/03/2023
Bylykbashi prezanton heqjen e parashkrimit për korrupsionin e nivelit të lartë në kodin penal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën një ndryshim në kodin penal të Shqipërisë, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar një dispozitë.

“Ne sugjerojmë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrit, kryetarit të kuvendit, kryetarit bashkisë Tiranë, drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurime publike dhe koncensionet, si edhe ish-funksionarët e sipër përmendur.

Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri më datë 31 dhjetor 2037. Në mënyrë të qartë propozimi ynë targeton pikërisht ata mbajtës pushteti që nga ana tjetër kontrollojnë, menaxhojnë dhe shpërdorojnë nëpërpmjet korrupsionit paratë dhe të mirat publike të qytetarëve shqiptarë, tha Bylykbashi.

Ai tha se ndryshimet janë propozuar nga 18 deputetë të opozitës përfshirë edhe kreun e PD, Sali Berisha.

“Janë pikërisht këta zyrtarë, të cilët me prova në sy të të gjithëve, përtej çdolloj dyshimi, janë të akuzuar nga opinioni publik si ata që janë përgjegjës për nivelin e papranueshëm, skandaloz të korrupsionit që po shkatërron themelet e funksionit të shtetit të së drejtës. Po shkatërron funksionimin e demokracisë. Mos të harrojmë që korrupsioni qeveritar është pjesë kryesore e shtiblerjes së votës dhe korruptimit të procesit zgjedhor.

Nëpërmjet kësaj dispozite, për një periudhë të caktuar kohore deri në vitin 2037, askush i cili është në funksionin e sipërpërmendur, edhe ata që kanë patur këto funksione, nuk mund të fshihet pas parashkrimit të ndjekjes penale, por do të jenë përgjegjës përpara opinionit publik, dhe përpara drejtësië si kushdo tjetër.

Nuk mundet që parashkrimi të jetë mburoja e një prej kancerave më të fortë që kjo shoqëri po përjeton aktualisht.

Ne gjykojmë, që parlamenti nëpërmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit të kësaj dispozite është përpara një testi shumë të rëndësishëm, që të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen më, por nuk do të vlejnë më as mbrojtjet proceduriale, të paktën për një periudhë të caktuar”, tha ndër të tjera Bylykbashi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.