Kandidati i opozitës në Tiranë, Belind Këlliçi deklaroi sot se premtimi për transport urban falas nuk stepet nga ata qe ‘janë gati të numërojnë 1 milionë pemë nga Veliaj”.
Postimi i Këlliçit: Unë e kuptoj që disa janë gati të numërojnë 1 milion pemët e Veliajt në qytetin me ajrin më të ndotur në rajon e më gjerë, e nga ana tjetër të kundërshtojnë transportin falas, cilësor e të sigurtë për banorët.
Dihet halli i tyre.
Unë jam për njerëzit e shqetësimet reale. Transportin publik e përdorin ata që kanë më pak mundësi, më pak te ardhura, që janë më në nevojë.
Dhe unë do ta ofroj falas, cilësor e të sigurtë sepse Bashkia i ka mundësitë nëse nuk vjedh, nëse nuk çon 41 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/