PS cakton kandidatin për bashkinë e Vlorës, ambasador në Emirate

PS cakton kandidatin për bashkinë e Vlorës, ambasador në Emirate

101
0
Shares

Ermal Dredha fitoi sot kandidaturën e PS për bashkinë e Vlorës. Ai mori 197 vota, ndërsa konkurenti i tij, Fate Velaj 51 vota.

Votimi u zhvillua sot paraditen në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë të majtët në zgjedhjet lokale.

Kryeministri,  Edi Rama ishte në Vlorë mëngjesin e kësaj të shtune ku në mbledhjen e Asamblesë lokale të PS-së shprehu kritikat e tij për deputetët e qarkut të Vlorës për fushatën që ata bënë për kandidatët për kryetar bashkie.

Me shumicë votash socialistët kanë vendosur Ermal Dredhën, i cili aktualisht mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sot në orën 17:00 PSmbledh Kryesinë për të vendosur emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY