Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në mbledhjen e kryesisë: Janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë

25/03/2023
“Edi Rama po mban peng rezolutën për gjenocidin serb”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e PD këtë mbrëmje ndërkohë që ka bërë edhe një bilanc për kandidaturat. Janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndryshimi sjell shpresën. Pa shpresë Shqipëria shkon në agoni dhe rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Unë kam besim të madh se kjo po ndodh dhe do të ndodhë.

Kjo mbledhje është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashki të vendit. Unë në emrin tuaj dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për rreth 5 mijë kandidatura, 5 mijë demokrate e demokratë, që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së. Në këtë kontekst, duke falënderuar shumë përzemërsisht, kërkoj dhe mirëkuptimin e tyre se ka një kuotë të caktuar që ne mund të dorëzojmë dhe ka një kufizim të kuptueshëm në listat do të jenë të përbashkëta sipas pozicioneve me Partinë e Lirisë.

Në këtë koalicion është bërë e qartë që është marrë mesatarja elektorale për bazë dhe kjo është e ndershme plotësisht. Natyrisht ka patur degë që kanë patur edhe 1300-1500 aplikime. Këto vetëm nderojnë PD-në, sikundër shtrojnë para nesh detyrën e përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme për zgjedhjen e tyre.
Primaret në një listë me 130 kandidatë do të shohim se çfarë përgjigje do tu japim.

Unë ç’është e vërteta po punoja me anëtarë kryesie për një sistem primaresh, por nuk kisha parashikuar se mund të ketë edhe 150, 130 aplikime në një degë, për arsye se përfaqësimi duhet të ketë disa proporcione, duhet të respektojë gjininë që e ka përcaktuar ligji, dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Ligji përcakton 50 me 50, por pastaj janë përfaqësime të tjera të cilat në këshillat e bashkive janë të domosdoshme, ose janë të rëndësishme.

Këtu janë marrë për bazë propozimet e degëve, sepse kjo kryesi thashë po i formalizon ato. Janë shmangur, nuk do të ketë në këshilla nga selia qendrore, në mënyrë që ti qëndrojmë atij parimi të drejtë, të shpërndarjes së detyrave. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.