Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shitja e Top Channel/ Berisha: Ky është një veprim i tmerrshëm mafioz i Edi Ramës dhe klanit të tij

24/03/2023
Shitja e Top Channel/ Berisha: Ky është një veprim i tmerrshëm mafioz i Edi Ramës dhe klanit të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot lajmet për një shitje me sa duket fiktive të tv kombëtar, Top Channel.

Ky është një veprim i tmerrshëm mafioz i Edi Ramës dhe klanit të tij, tha Berisha në një konferencë shtypi te selia e PD.

Argumentat:

Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar Top Channel, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një shtetasi, i quajtur Uestern Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë.
Ky është një veprim i pashembullt, asgjësimi i një televizioni kombëtar, me licencë kombëtare, tjetërsimi i tij në kundërshtim me çdo rregull, shitja fallco si kunata e Olta Xhaçkës, që ishte pronare e resortit strategjik të burrit të saj, përbën një veprim të tmerrshëm mafioz, personalisht të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Një televizion kombëtar ka marrë një valë dhe frekuencë kombëtare. Këto janë pasuri publike. Ato nuk privatizohen. Asnjë televizion nuk mund të përfundojë në Belizë të Edi Ramës, Erion Veliajt, të këtyre mafiozëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë tjetër.
Muaj më parë, televizioni Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës.

Por duket se skemat e Tikut të partisë është një skemë universale. Ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja.
Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e medieve shqiptare.
Unë i them zonjës Hoxha se me këtë akt, ke kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar. Ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare, një frekuencë kombëtare.

Ke kryer një akt që çdo ligj të bën përgjegjës, sigurisht së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
E denoncoj me forcën më të madhe këtë akt. SKAP-i është i kapur, sepse prej kohësh duhej të kishte nisur hetimet.
SKAP-i është po kaq i kapur, në mos më shumë se këta që kryejnë këto akte. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

02/03/2026
Rama tek Presidenti Begaj, çon listën e ministrave për firmë

Rama tek Presidenti Begaj, çon listën e ministrave për firmë

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.