Kryeministri Rama takohet me Kryeministrin e Mbretërisësë Bashkuar Rishi Sunak në Downing Street
Kryeministri Edi Rama u mirëprit sot nga homologu i tij britanikRishi Sunak në Downing Street, Mbretërinë e Bashkuar, nëvizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në këtëndërtesë historike.
Kryeministri Rama dhe Kryeministri Sunak vlerësuanmarrdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, të cilatkëtë vit shënojnë 100 vjetorin e tyre, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i thelluar ato në të ardhmen, duke forcuar në tënjëjtën kohë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në mënyrë të vecantë nëluftën kundër sulmeve kibernetike.
“Kryeministri Rama, Edi, është kënaqësi e madhe t’ju urojmirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë njëpartneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojme këtëmarrëdhënie me ju sot. Por po kështu ka më shumë kjomarrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimittonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmevearmiqësore dhe kibernetike me të cilat është përballurShqipëria.” – u shpreh Kryeministri britanik Sunak.
Në takim u vlerësua progresi i bërë në drejtim të luftës kundërmigracionit të paligjshëm në respektim edhe të marrëveshjeve tëpërbashkëta të nënshkruara për këtë qëllim.
“Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuarmigracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresine bërë në këtë drejtim.” – u shpreh Kryeministri i Mbretërisë sëBashkuar gjatë takimit.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se kjo vizitë shënonnjë moment të veçantë për bashkëpunimin mes vendeve, nëmënyrë të veçantë për të bashkuar forcat dhe bërë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve.
“Faleminderit kryeministër! Jam shumë i nderuar! Siç e dini, kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike dhe jam falënderues për këtë. Është një moment i veçantë ky për bashkëpunimin. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.
Në të njëjtën kohë dua t’ju falënderoj për mundësinë që të theksoj se ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë “James Bond” apo “Mr. Bean”, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”.
Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu.
Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar këtë betejë dhe siç e thatë edhe ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndihem se ka vërtetë një angazhim serioz jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën sëbashku me ju.Faleminderit sërish e dua dhe t’ju ftoj të vini në Tiranë, në Shqipëri sepse asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë qysh prej Ëinston Churchill.” – u shpreh Kryeministri Rama. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/