Berisha: PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si...

Berisha: PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë, Rama po bën një akt kriminal elektoral

39
0
Shares

PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë, Rama po bën një akt kriminal elektoral, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në Tiranë.

Argumentat:

PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.

Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.
Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.

Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner.
Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen.
Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.
Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.

PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë.
Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi.

Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY