Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: 14 maji është një thirrje e thellë për bashkim, të bashkohemi të gjithë

20/03/2023
Berisha: 14 maji është një thirrje e thellë për bashkim, të bashkohemi të gjithë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Rrogozhinë se 14 maji është një thirrje e thellë për bashkim, të bashkohemi të gjithë.

Argumentat:

Pra a duhet të pyesim veten ne. A mund të votojmë ne ata të cilët ndërtojnë rrugën me 24 mln euro kilometrin, ndërtojnë shkollën me 6 mln euro. A mund të votojmë ne ata të cilët bëjnë 250 tendera sekrete të paparë. A mund të votojmë ne atë të cilin firmos për 420 mln euro për djegësa të cilët nuk ekzistojnë kërkund.
A mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën.

Kontrata thotë 11 euro për ton, kurse ai u merr qytetarëve 29 euro për ton. I merr sikur po i djeg dhe nuk djeg 1 kg. A mund të votojmë njerëz si puna e tij i cili u vë qytetarëve taksë për ndërtimin e shkollave. E ndaluar me Kushtetutë, kushtetuta e këtij vendi u garanton ju shkollimin falas për fëmijët tuaj. Ai nuk ka kushtetutë, hajduti nuk ka kushtetutë, ligj e moral.
A mund të votojmë ne këtë sekt për tu vjedhur më tej, që shqiptarët të ikin dhe vetëm të ikin. Mos bëhemi bashkëfajtor më tutje në këtë dramë kombëtare.

A mund të votohet kryetari i Kavajës, që merr përsipër vetëm pronat dhe pasurimin e tij. Po kështu edhe i Rrogozhinës, i Fierit i cili ka të gjithë në burg. Po pse i ka në burg, thoni ju; për djegësin e Fierit, sepse tokën bujqësore e kanë vlerësuar si truall për të mbushur xhepat me paratë e vjedhura tuaja, por kryetarit nuk i hyn gjembi në këmbë, nënpunësit futen në burg, kur në burg duhej të ishte i pari kryetari që do të kandidojë prap.

A mund të vazhdojmë ne kështu. A nuk duket se duke votuar këta ne meritojmë të na vjedhin, por ne nuk meritojmë kurrë të na vjedhin këta. Ne meritojmë që paratë tona të përdoren për rrugët, rrugicat, fermat, bizneset, rroga, pensione, për të jetuar si njerëz, për të përmirësuar Rrogozhinën, për ta bërë një vend të jetueshëm, për të përmirësuar Shqipërinë, për ta bërë një tokë të jetueshme siç është.
Pra 14 maji është një thirrje e thellë për ndërgjegjen tonë njerëzore, është një thirrje e thellë për ndjenjat tonë njerëzore, për dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, për dhembshurinë për fëmijët tanë, për dhembshurinë për këtë tokë, që po e braktisin sikur të ishte tokë e mallkuar për shkak të këtyre hajdutëve.

Ndaj dhe me lutjen time, të bashkohemi, të bashkohemi të gjithë. Pse, mos po i vuajnë vetëm demokratët këto? Jo mo jo, po i vuajnë edhe socialistët, ata pa parti dhe që të gjithë. Këtu nuk është problemi i pushtetit të këtij apo atij, por kemi të bëjmë me të ardhmen e çdo shqiptari, fatin e çdo shqiptari që nëpërkëmbët dhe shkelmohet sikur të mos ishte qenie njerëzore, nga një kastë, grup që plaçkit si shushunja pasuritë e shqiptarëve. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.